KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky: Inteligjenca tregon se Rusia po planifikon sulme të mëdha gjatë natës

Zelensky: Inteligjenca tregon se Rusia po planifikon sulme të mëdha gjatë natës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po planifikon sulme të mëdha ndaj Ukrainës gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme.

Në fjalimin e tij të përnatshëm, Zelensky iu referua informacioneve të inteligjencës ukrainase, të cilat, sipas tij, tregojnë për përgatitjen e sulmeve të reja ruse.

Ai pretendoi gjithashtu se inteligjenca ka të dhëna se Koreja e Veriut po i furnizon Rusisë raketa shtesë balistike dhe po ndihmon në përmirësimin e kapaciteteve të saj ushtarake.

“Kjo është një kërcënim serioz jo vetëm për Ukrainën. Koreja e Veriut po i përmirëson raketat e saj balistike duke i përdorur ato në këtë luftë”, deklaroi Zelensky.

Ai paralajmëroi se ky zhvillim krijon sfida shtesë edhe për rajonin përreth Koresë, si dhe për Evropën, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, presidenti ukrainas bëri të ditur se janë zhvilluar bisedime të reja online me të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, si dhe me përfaqësues evropianë, lidhur me mundësitë për t’i dhënë fund luftës.

Kushner tha se po shënohet përparim drejt arritjes së një marrëveshjeje të mundshme. Ai konfirmoi gjithashtu se së bashku me Witkoffin kishte zhvilluar më herët bisedë me Yuri Ushakovin, këshilltar të Kremlinit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.