KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Lista Studentore në Serbi kundër njohjes së Kosovës, zbulojnë qëndrimin në programin e tyre politik

Lista Studentore në Serbi kundër njohjes së Kosovës, zbulojnë qëndrimin në programin e tyre politik

Lista fituese e Studentëve në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, ka publikuar programin mbi politikat e brendshme dhe të jashtme, sipas të cilave qeveria e re në Beograd nuk do ta njohë Kosovën shtet dhe nuk do të lejojë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Në pjesën e programit për Kosovën thuhet se “do të ndjekim penalisht të gjithë përfaqësuesit përgjegjës të regjimit për të gjitha veprat e mundshme kriminale që lidhen me përfundimin dhe zbatimin e marrëveshjeve jokushtetuese në dëm të Serbisë: të gjitha marrëveshjet duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të kushtetutshmërisë, dhe zbatimi i çdo dispozite jokushtetuese të çdo marrëveshjeje të përfunduar është i papranueshëm”.

“Ne do të bëjmë një përpjekje të veçantë për të përmirësuar pozicionin e serbëve në Kosovë, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit, si në gjashtë komunat me shumicë serbe, ashtu edhe në vendet me një popullsi të konsiderueshme serbe të vendosura jashtë këtyre komunave.

Qëllimi ynë është që vende të tilla të jenë të lidhura administrativisht dhe të përfshihen në njësitë e vetëqeverisjes lokale me shumicë serbe, dhe që këto njësi të arrijnë sa më shumë autonomi të jetë e mundur në lidhje me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë.

Ne do të investojmë përpjekje të veçanta në krijimin e kushteve për mbijetesën e pakicës kombëtare gorane, si dhe në rivendosjen e njësisë së vetëqeverisjes lokale në zonat ku anëtarët e kombësisë gorane përfaqësojnë shumicën.

Ne do të mbrojmë institucionet tona arsimore, shëndetësore, sociale dhe kulturore në Kosovë, me theks të veçantë në Universitetin e Prishtinës me selinë e tij të përkohshme në Mitrovicë, dhe do të mbrojmë trashëgiminë tonë kulturore dhe fetare, si dhe asetet e Kishës Ortodokse Serbe”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.