KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Plagosja në Gjakovë, spitali zbulon detaje për gjendjen e të lënduarit

Plagosja në Gjakovë, spitali zbulon detaje për gjendjen e të lënduarit

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka reaguar lidhur me plagosjen e një personi me armë zjarri, i cili është dërguar për trajtim në Emergjencën e këtij spitali.

Përmes një njoftimi, spitali ka bërë të ditur se rreth orës 17:10 janë pranuar tre persona, një mashkull dhe dy femra.

Sipas njoftimit, pacienti mashkull kishte pësuar lëndim nga arma e zjarrit në gishtin e parë të këmbës së djathtë, raporton IndeksOnline.

Pas ekzaminimit radiologjik, te ai është evidentuar prania e një trupi të huaj në këmbën e djathtë, ndërsa është pranuar për trajtim spitalor.

“Pas ekzaminimit radiologjik (RTG), është evidentuar prania e një trupi të huaj në këmbën e djathtë. Pacienti është pranuar për trajtim spitalor. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, dy femrat e tjera nuk kanë pasur lëndime traumatike. Ato kanë qenë të shqetësuara nga ngjarja dhe, pas trajtimit të nevojshëm, janë liruar.

Sipas informacioneve të mëvonshme, rasti dyshohet se lidhet me një plaçkitje në Çarshinë e Madhe të Gjakovës. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.