Portieri i Kombëtares së Irlandës, Caoimhin Kelleher, ka paralajmëruar një përballje të vështirë ndaj Kosovës, duke theksuar se skuadra e tij ka vetëm një objektiv, fitoren në duelin e së martës në Dublin.
Në konferencën zyrtare për media para ndeshjes vendimtare të Grupi B3 në Ligën e Kombeve, gardiani irlandez e cilësoi këtë sfidë si tejet të rëndësishme në luftën për vendin e dytë në tabelë, shkruan IndeksOnline.
“Është një ndeshje shumë e madhe për ne. Duhet të mësojmë nga ajo që ndodhi dhe të marrim gjërat pozitive. Shpresojmë të arrijmë një rezultat të madh nesër”, deklaroi Kelleher.
Irlanda e di mirë se përballë ka një kundërshtar të fortë, i cili e mposhti 1-0 në Prishtinë në muajin shtator. Për Kelleherin dhe bashkëlojtarët e tij, barazimi në stadiumin “Aviva” nuk mjafton për ta kaluar Kosovën në renditje, ndaj irlandezët do të kërkojnë me çdo kusht tri pikët.
Përballja vendimtare ndërmjet Irlandës dhe Kosovës zhvillohet të martën në Dublin, me fillim nga ora 20:45.

