KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Përplasje në dhomat e zhveshjes së Francës, dy yje përfshihen në një debat të ashpër

Përplasje në dhomat e zhveshjes së Francës, dy yje përfshihen në një debat të ashpër

Humbja 3-1 ndaj Italisë në Milano ka lënë gjurmë në përfaqësuesen e Francës.

Sipas raportimeve të mediave franceze, Rayan Cherki dhe Bradley Barcola janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ndeshjes, ndërsa tensionet kanë vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes.

Sipas RMC Sport, gjithçka nisi pas golit të barazimit të Italisë, kur rezultati ishte 1-1.

Dy futbollistët shkëmbyen fjalë në një moment tensioni në fushë, ndërsa Cherki raportohet se është larguar i zemëruar nga dhomat e zhveshjes pas përfundimit të takimit.

Të dy lojtarët ishin titullarë në formacionin e Zinedine Zidane. Barcola u zëvendësua në minutën e 76-të, ndërsa Cherki në të 82-tën.

Italia ndërkohë përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, duke triumfuar 3-1 në San Siro.

Edhe pse Franca më pas fitoi 2-1 ndaj Turqisë dhe siguroi vendin e parë në grup, humbja në Milano vazhdon të jetë temë diskutimi.

Zidane, pas disfatës, kishte kërkuar nga futbollistët të mos kaploheshin nga paniku, duke deklaruar: “Kemi humbur, por nuk e meritonim plotësisht humbjen”. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.