KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Grabitje me armë zjarri në një lokal afarist në Gjakovë, një person i lënduar

Grabitje me armë zjarri në një lokal afarist në Gjakovë, një person i lënduar

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në një objekt afarist në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë Rajonale në Gjakovë.

Ajo bëri të ditur se Policia ka pranuar informacionin për rastin rreth orës 17:00, përmes linjës zyrtare telefonike.

Sipas saj, gjatë grabitjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa personi i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, ka deklaruar Krasniqi për lajmi.net.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.