KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Marina franceze kap një gjysmë-nëndetëse me kokainë në Oqeanin Atlantik

Marina franceze kap një gjysmë-nëndetëse me kokainë në Oqeanin Atlantik

Marina franceze ka ndaluar të enjten, më 12 nëntor 2026, një mjet lundrues pa shtetësi, të tipit gjysmë-nëndetëse, që transportonte të paktën 146 kilogramë kokainë në Oqeanin Atlantik. Kjo ishte hera e parë që Marina franceze realizon një operacion të tillë.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur pjesëtarët e forcave franceze i afrohen mjetit lundrues, hipin në të dhe kontrollojnë pjesën e brendshme. Më pas, ata transferojnë drogën e sekuestruar në një anije tjetër.

Operacioni u realizua nga një fregatë franceze, me mbështetjen e helikopterit të saj dhe të një avioni amerikan për patrullim detar, transmeton Telegrafi.

Sipas Marinës franceze, ndalimi u krye në bazë të nenit 110 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit, i cili, në kushte të caktuara, lejon kontrollimin dhe hipjen në anije që dyshohet se nuk kanë shtetësi.

Sekuestrimi i kokainës u realizua në përputhje me një konventë të OKB-së të vitit 1988 kundër trafikut të paligjshëm të narkotikëve, si dhe me legjislacionin francez.

– YouTube www.youtube.com

Mjetet lundruese të tipit gjysmë-nëndetëse lëvizin kryesisht nën nivelin e ujit dhe mund të përdoren për transportin e ngarkesave, përfshirë lëndë narkotike. /Telegrafi/

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.