Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha e ka quajtur mashtrues kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Berisha ka kritikuar situatën në Kosovë, duke akuzuar kryeminstrin Kurti dhe qeverinë e tij për dështimë në të gjithë sektorët.
Madje, Berisha ka thënë se Kurtit tashmë i janë djegur edhe kartat e forta të cilat ai i ka përdorur për të ardhur në pushtet.
“Krejt kartat që i ka pas ju kanë djeg. Karta e nacionalizmit, e korrupsionit dhe e nepotizmit, krejt ju kanë djeg Kurtit. Tash është kjo faza ku Albin Kurti do të kuptohet prej qytetarëve, edhe prej atyre që e thirrin ‘babë’, që ky ka me shku te poshtë.”, ka thënë Berisha.
Ai ka thënë se kushdo që do të vijë pas tij në pushtet, duhet të bëjë punë të madhe për të riparuar dëmet që sipas tij, Kurti ia ka shkaktuar Kosovës.
“Shpresoj se një gjeneratë e re, pas këtyre zgjedhjeve ky duhet me u zhvesh në pushtet, por varet shumë sa ka me lënë gropën e madhe dhe krejt dëmin që ia ka bë Kosovës. Tash duhet me i shti në program dëmet që ky ia ka bë vendit, qysh me i rikuperu. Një mashtrues që ka qenë shumë i zoti në propagandim”, ka thënë ai.
Berisha ka shtuar se do të ketë shpërthim të skandaleve në qeverisjen e Kurtit.
“Ky do të jetë shpërthim i skandaleve, i të gjitha llojeve dhe i të gjitha formave, sepse nuk ka me arrit me e ruajt informacionin më, sepse kanë nisur edhe deputetetët e tij me e pa”, ka thënë Berisha. /Klankosova.tv

