KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Asllani: Nuk mund të luajmë për barazim, duam fitoren ndaj Irlandës

Asllani: Nuk mund të luajmë për barazim, duam fitoren ndaj Irlandës

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, në konferencën për media para ndeshjes me Irlandën, ka thënë se synimi i “Dardanëve” është fitorja, pavarësisht se edhe barazimi do t’ua siguronte vendin e dytë në grup.

Kosova luan ndaj Irlandës të martën nga ora 20:45 në stadiumin “Aviva” në Dublin, ku të dy ekipet vijnë me mungesa.

Asllani deklaroi se pret përkrahje nga tifozët, ndërsa shtoi se ekipi luan mirë në ndeshjet si mysafir.

“Ne kemi pasur përkrahje të madhe dhe gjithmonë i kemi pasur prapa tifozët. Ndeshjet që i përmende kundër Sllovenisë, Sllovakisë, Suedisë dhe Zvicrës, i kemi pasur tifozët pas vetes. Mund të ndodhë që pas rezultateve të fundit situata të jetë ndryshe, por ne do të japim 100 për qind për ta fituar ndeshjen”, deklaroi Asllani.

Ai e vlerësoi Irlandën si kundërshtar të fortë, duke kujtuar se Kosova kishte arritur ta mposhtte edhe në Prishtinë.

“Është një lojë kundër një kundërshtari të fortë, të cilin kemi arritur ta mposhtim edhe në Prishtinë. Tani situata është siç është: atyre u duhet fitorja, ndërsa ne edhe me barazim e sigurojmë vendin e dytë. Por, siç tha edhe trajneri, në futboll nuk mund të luash për barazim”.

“Ne duam të fitojmë dhe ta marrim vendin e dytë. Nesër na pret një ndeshje e fortë mes dy ekipeve të forta. Pas ndeshjes do ta shohim se cili ekip ka qenë më i fortë”, përfundoi sulmuesi i Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.