Asllani para duelit me Irlandën: I mposhtëm në Prishtinë, nesër luajmë vetëm për fitore
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka shprehur besimin e plotë se “Dardanët” do të arrijnë një rezultat pozitiv në përballjen e së martës në transfertë ndaj Irlandës, duke u mbështetur edhe te përkrahja e madhe e tifozëve kosovarë jashtë vendit, shkruan IndeksOnline.
Në konferencën për media para ndeshjes, Asllani theksoi se fakti që Kosovës i mjafton edhe një pikë për të kaluar grupin si e dyta, nuk do ta ndryshojë qasjen sulmuese dhe fituese të ekipit, shkruan IndeksOnline.
“Unë mendoj që duhet të jemi sa më të qetë dhe të luajmë sa më mirë, sidomos kur kemi përballë kundërshtarë që na sulmojnë. Është një lojë ndaj një kundërshtari të fortë, të cilin kemi arritur ta mposhtim edhe në Prishtinë. Edhe pse me barazim e kalojmë grupin si vend i dytë, në futboll nuk mund të luash për barazim, por duhet të luash për fitore”, deklaroi Asllani.

