KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

UEFA i shpall luftë Gianni Infantinos, propozon francezin Philippe Diallo për president të FIFA-s

UEFA i shpall luftë Gianni Infantinos, propozon francezin Philippe Diallo për president të FIFA-s

Gara për kreun e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA, ka marrë një kthesë të papritur. Drejtuesi i Federatës së Futbollit të Francës, Philippe Diallo, është zyrtarizuar të hënën si kandidat për president të FIFA-s, duke u shndërruar në rivalin kryesor të presidentit aktual, Gianni Infantino.

Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje urgjente të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku 21 anëtarët e institucionit evropian i dhanë mbështetjen e plotë 63-vjeçarit francez për zgjedhjet e 18 marsit, në një garë ku pritet të jetë edhe zyrtari veteran japonez, Kohzo Tashima, shkruan IndeksOnline.

“Philippe Diallo e ka pranuar ftesën për të kandiduar”, njoftoi UEFA, duke vlerësuar përvojën e tij të gjerë dhe duke shtuar se federatat kombëtare kanë kërkuar rikthimin e unitetit dhe besimit në futbollin botëror.

Kandidatura e tij pritet të formalizohet të martën në mbledhjen e Federatës Franceze, pak para skadimit të afatit zyrtar të FIFA-s të mërkurën në mesnatë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.