Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, ka bërë një deklaratë të fortë pas humbjes së Portugalisë me rezultat 1-4 ndaj Danimarkës.
Ajo nuk e ka fshehur pakënaqësinë e saj, duke thënë se disfata e përfaqësueses portugeze ishte plotësisht e merituar dhe se madje ishte e lumtur për këtë rezultat.
Dolores ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar djali i saj nga kombëtarja, duke theksuar se homazhi për Ronaldon duhej të bëhej në praninë e tij.
Sipas saj, është te Sporting Lisbona vendi ku ai do të marrë vlerësimin që meriton.
“Me kombëtaren, ai nuk u respektua, madje as nga bashkëlojtarët e tij”, ishte deklarata e fortë e nënës së pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Burimi: klankosova.tv ↗

