KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

​Profesionistët shëndetësorë me kërkesa para Ministrisë, kërkojnë respektimin e dinjitetit dhe të drejtave

​Profesionistët shëndetësorë me kërkesa para Ministrisë, kërkojnë respektimin e dinjitetit dhe të drejtave

Iniciativa “Për dinjitetin e profesionistëve shëndetësorë” në një konferencë për media para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, kërkoi përmirësimin e pozitës dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve shëndetësorë.

Përmes kësaj konference, përfaqësuesit e iniciativës synojnë të tërheqin vëmendjen e institucioneve përgjegjëse ndaj sfidave me të cilat përballen profesionistët shëndetësorë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Ata po paraqesin kërkesat për angazhim më të madh institucional në përmirësimin e kushteve të punës, mbrojtjen e të drejtave dhe garantimin e dinjitetit profesional.

Iniciativa thekson se respektimi i profesionistëve shëndetësorë dhe krijimi i kushteve të përshtatshme të punës janë të rëndësishme për të gjithë ata që kontribuojnë në funksionimin e sistemit shëndetësor.

Përfaqësuesit e saj kërkojnë që institucionet përgjegjëse t’u kushtojnë vëmendje shqetësimeve të ngritura dhe të ndërmarrin hapa konkretë për përmirësimin e pozitës së punëtorëve shëndetësorë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.