Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka zhvilluar një takim me Menaxherin e Programit Rajonal të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Predrag Sofranac.
Takimi u mbajt në kuadër të bashkëpunimit rajonal për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në institucionet korrektuese të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit u prezantuan arritjet kryesore të Fazës III të Programit Horizontal (HFIII), ndërsa u diskutuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës për parandalimin e radikalizimit, si dhe avancimit të programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të burgosur të përfshirë në ekstremizëm të dhunshëm.
Ky bashkëpunim synon përmirësimin e praktikave korrektuese dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit nga burgu.

