Në emisionin Big Debat, tek Artistët Shqiptarë, të ftuara ishin Shkurte Haxhiu, Ardita Lala dhe Laura Prenaj.
Gjatë intervistës u diskutua për debatin mes Arlindës dhe Vjollca Haxhiut, ku Arlinda përdori fjalë të rënda ndaj Vjollcës. Vëmendje mori edhe përballja e Arditës me Xhulin përmes telefonit, ku diskutuan për një deklaratë të Arditës në emisionin e kaluar.
Gjithashtu, u fol për largimin e Beharës dhe arsyen nëse ajo u largua vërtet për shkak të fëmijëve. Në diskutim u përfshinë edhe raportet mes Kledjes dhe Nichit, si dhe përplasjet mes Akilit dhe Zojës, ku u përmend edhe e kaluara e kësaj të fundit.
Një tjetër temë ishte edhe eliminimi i Rronit, si dhe hyrja e banorëve të rinj në shtëpi gjatë Prime-it të kaluar.
Për këto dhe shumë tema të tjera, ndiqeni intervistën e plotë në Big Debat, në Artistët Shqiptarë.

