KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Promovohet në Cyrih libri autobiografik “Për Kosovën Republikë” i Enver Dugollit

Promovohet në Cyrih libri autobiografik “Për Kosovën Republikë” i Enver Dugollit

Në kuadër të aktiviteteve për Nëntorin e Flamurit, më 15 nëntor 2026, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih u promovua libri autobiografik “Për Kosovën Republikë”, i autorit Enver Dugolli, veprimtar i çështjes kombëtare dhe ish-i burgosur politik.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues diplomatikë, ish-të burgosur politikë, veteranë të UÇK-së, veprimtarë të çështjes kombëtare, shkrimtarë, historianë, studentë dhe bashkatdhetarë nga mërgata shqiptare në Zvicër.

Veprimtarinë e hapi Konsulli i Përgjithshëm, Vigan Berisha, i cili vuri në pah rëndësinë e dokumentimit të sakrificave, ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së saj te brezat e rinj.

Të pranishmëve iu drejtuan edhe zëvendësambasadorja e Kosovës në Bernë, Shukrije Ramadani, si dhe Shemsi Syla, ish-i burgosur politik dhe ish-zëvendëskomandant i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së.

Për vlerat e librit folën Muharrem Blakaj, Xun Çetta dhe Bujar Salihu, ky i fundit përmes vështrimit “Nga kujtesa individuale te dëshmia kolektive”, duke trajtuar dimensionet letrare, dokumentare dhe historike të veprës.

Gjatë promovimit, autori Enver Dugolli ndau me të pranishmit kujtime dhe dëshmi nga periudha e burgosjes politike, duke rrëfyer për sakrificat dhe qëndresën në rrugën drejt lirisë së Kosovës.

Aktiviteti u pasua nga një bashkëbisedim me pjesëmarrësit, ku kontribut dhanë edhe veprimtarët Fatmir Salihu, Ibish Neziri dhe Gjokë Paloka, si dhe gazetarë, studentë e historianë, shkruan Telegrafi.

Promovimi ishte pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Konsullata e Përgjithshme për Nëntorin e Flamurit, pas përurimit të monografisë kushtuar Nuhi Berishës dhe manifestimit përkujtimor në nderim të heronjve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia.

Në përmbyllje, autori nënshkroi librat për të pranishmit, ndërsa aktiviteti shërbeu si një tjetër mundësi për të vënë në pah rëndësinë e dëshmive historike dhe të ruajtjes së kujtesës kombëtare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.