KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ndahet nga jeta Ismailhaki (Mali) Kuriu, kryetari i parë në historinë e KF Shkëndija

Ndahet nga jeta Ismailhaki (Mali) Kuriu, kryetari i parë në historinë e KF Shkëndija

Ka ndërruar jetë Ismailhaki (Mali) Kuriu, i cili ishte kryetar i parë në historinë e klubit të futbollit Shkëndija.

Klubi tetovar e ka marrë me dhimbje këtë lajm, ndërsa e ka kujtuar njeriun që dha kontribut të madh në zhvillimin e klubit Kuqezi.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ismailhaki (Mali) Kuriut, kryetarit të parë në historinë e KF Shkëndija menjëherë pas themelimit të klubit në vitin 1979.

Përveç kontributit të tij në hapat e parë të Shkëndijës, ai do të kujtohet edhe si profesor i respektuar i matematikës në Tetovë dhe Prishtinë, duke edukuar dhe frymëzuar breza të tërë.

KF Shkëndija shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuriu, të afërmve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkroi Shkëndija në rrjetet sociale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.