Portieri i njohur italian, Elia Caprile mund të luajë për Shqipërinë në të ardhmen.
Por, në një intervistë për “Centoterntuno”, portieri i Cagliarit tha se ende nuk është kontaktuar nga Federata e Futbollit Shqiptar, shkruan Indeksonline
“Për shkak të origjines së Emelyt, partneres sime. Nuk e di nëse do të dalë ndonjë gjë nga kjo. Deri tani, askush nga federata nuk ka trokitur në derën time. Nëse e bëjnë, do ta marr në konsideratë”, u shpreh Caprile
Kujtojmë që Caprile është një prej portierëve më të mirë në Serie A./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

