KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Alarm te Juventusi për Zhegrovën, ylli kosovar nesër do t’ju nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore

Alarm te Juventusi për Zhegrovën, ylli kosovar nesër do t’ju nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore

Pushimi i kombëtareve nuk ka kaluar pa pasoja për Juventusin. Skuadra e Luciano Spallettit është në pritje të lajmeve për gjendjen fizike të dy futbollistëve, Edon Zhegrova dhe Zeki Celik, të cilët kanë pësuar lëndime gjatë angazhimeve me përfaqësueset e tyre.

Futbollisti kosovar e ka pësuar një problem muskulor që e detyroi të largohej nga grumbullimi i Kosovës.

Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve kundër Irlandës.

Sipas Tuttomercatoweb, Zhegrova do t'ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore të martën, përcjell “Gazeta Express”.

Vetëm pas këtyre ekzaminimeve do të mësohet shkalla e lëndimeve dhe koha e mundshme e rikuperimit.

Spalletti shpreson t'i ketë të dy futbollistët në dispozicion për vazhdimin e kampionatit, ku Juventusi të dielën përballet me Venezian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.