Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në një aktivitet të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, raporton GazetaBlic.
Krasniqi e ka cilësuar të papranueshme tolerimin e një interpretimi të tillë në një aktivitet të BE-së, duke kërkuar sqarim dhe kërkimfalje nga ky institucion.
Ajo ka kritikuar edhe Qeverinë Kurti, duke pretenduar se për shkak të raporteve të dëmtuara me aleatët evropianë, Kosova ka mbetur pa mbështetjen e duhur ndërkombëtare.
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë. Kështu është kur mbetesh pa adresë!”, ka shkruar Krasniqi.
Burimi: gazetablic.com ↗

