KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Spitali i Prizrenit tregon se 26-vjeçarja u lirua pas ekzaminimeve, por u kthye pas disa orësh pa shenja vitale

Spitali i Prizrenit tregon se 26-vjeçarja u lirua pas ekzaminimeve, por u kthye pas disa orësh pa shenja vitale

Spitali i Përgjithshëm në Prizren ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 26-vjeçares, e cila dyshohej se kishte gëlltitur një qese me substancë narkotike.

Sipas njoftimit të spitalit, 26-vjeçarja ishte dërguar nga Policia e Kosovës në Emergjencë rreth orës 19:00 të së dielës, me dyshimin se kishte gëlltitur një qese që përmbante substancë narkotike.

Me rastin e pranimit, asaj i ishin kryer disa ekzaminime mjekësore, përfshirë radiografinë e traktit torako-abdominal, ultrazërin e abdomenit dhe ekzaminimin gjinekologjik.

Spitali bën të ditur se në bazë të rezultateve nuk ishin evidentuar gjetje pozitive dhe se pacientja kishte qenë në gjendje stabile shëndetësore. Pas vlerësimit mjekësor, ajo ishte liruar nga Emergjenca.

Megjithatë, rreth orës 00:45, 26-vjeçarja është sjellë sërish në Emergjencë, këtë herë nga ekipi i Urgjencës dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, pa shenja vitale.

Sipas spitalit, ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë masat e reanimimit kardiopulmonar dhe ka konsultuar mjekun anesteziolog, por, pavarësisht përpjekjeve, pacientja ka ndërruar jetë.

Spitali ka shprehur keqardhje për rastin tragjik dhe ngushëllime për familjen e 26-vjeçares.

Po ashtu, ka theksuar se rrethanat e ngjarjes duhet të sqarohen nga organet kompetente, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe për të ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.