KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

David Beckham padit kompaninë e parfumeve, pasi produktet e tij u shitën në Poundland dhe pika karburanti

David Beckham padit kompaninë e parfumeve, pasi produktet e tij u shitën në Poundland dhe pika karburanti

David Beckham ka nisur një betejë ligjore kundër kompanisë Coty, pasi ka zbuluar se parfumet me emrin e tij shiteshin në dyqanin Poundland dhe në pika karburanti.

Ish-futbollisti pretendon se kjo mënyrë shpërndarjeje dëmton imazhin luksoz që ka ndërtuar ndër vite.

Beckham, i cili ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me Coty, akuzon kompaninë se ka shpërndarë produkte me vlerë rreth 22 milionë euro përmes kanaleve të paautorizuara.

Për më tepër, kompania akuzohet se ka raportuar 106 milionë euro më pak në shitje, duke i shkaktuar Beckhamit humbjen e rreth 5.2 milionë eurove në pagesat që i takonin.

Nga ana tjetër, Coty i ka mohuar pretendimet, madje ka deklaruar se parfumet nuk janë shitur kurrë në Poundland.

Kompania ka kërkuar rrëzimin e padisë, duke pretenduar se Beckham po përpiqet të ndërpresë më herët kontratën për të kaluar te një partner tjetër. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.