KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Trupin peshk, këngëtarja mahnit me paraqitjen në fustan transparent

Trupin peshk, këngëtarja mahnit me paraqitjen në fustan transparent

Këngëtarja e njohur britanike, Ellie Goulding, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke dëshmuar se duket në formë të shkëlqyer vetëm tetë muaj pasi u bë nënë për herë të dytë.

Artistja 39-vjeçare pozoi me një fustan transparent nga stilistja Dilara Findikoglu, i cili karakterizohej nga pjesa e mbyllur te qafa dhe detajet e dantellës së bardhë.

Ajo e kompletoi pamjen me këpucë të zeza me rripa të hollë dhe taka të larta, ndërsa flokët e gjatë biondë i kishte stiluar në onde të buta, shkruan Daily Mail.

Paraqitja e saj elegante mori vëmendje edhe për faktin se këngëtarja solli në jetë fëmijën e saj të dytë vetëm tetë muaj më parë.

Ellie Goulding u bë nënë e një vajze më 6 mars 2026, të cilën e ka me partnerin e saj, aktorin Beau Minniear, 29 vjeç.

Emrin e vajzës, Iris Edaline, këngëtarja e bëri publik përmes një njoftimi zyrtar të lindjes në gazetën britanike “The Times”.

Ndërkohë, Goulding është edhe nënë e një djali, Arthur, pesë vjeç, nga martesa e mëparshme me ish-bashkëshortin e saj, Caspar Jopling.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.