KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kënga serbe në Bruksel, Osmani kërkon përgjegjësi dhe kritikon pushtetin

Kënga serbe në Bruksel, Osmani kërkon përgjegjësi dhe kritikon pushtetin

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe në aktivitetin e organizuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka kritikuar situatën, duke thënë se pasojat e largimit të aleatëve nuk po i bart pushteti, por Kosova.

“Aleatët nuk i largon dot pa pasoja. Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin. Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova”, ka shkruar Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka përmendur edhe interpretimin e këngës nacionaliste serbe në organizimet e BE-së, duke theksuar se Kosova as nuk ishte e ftuar në këtë aktivitet.

“Sot, përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të BE-së, ku Kosova as nuk ftohet. Nesër, me goditje edhe më të rënda”, ka deklaruar ish-presidentja.

Osmani ka kërkuar që organizatorët e forumit të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për atë që e ka cilësuar si akt të papranueshëm.

Ajo ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se Brukseli nuk mund t'i zëvendësojë miqtë që, sipas saj, institucionet e Kosovës i kanë larguar me veprimet e tyre./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.