KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Mikut dhe vëllait tonë”, Erdogan uron Palestinën me rastin e 38-vjetorit të themelimit

“Mikut dhe vëllait tonë”, Erdogan uron Palestinën me rastin e 38-vjetorit të themelimit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Shtetin e Palestinës me rastin e 38-vjetorit të themelimit të tij, duke rikonfirmuar angazhimin e Turqisë për mbështetjen e çështjes palestineze dhe përkrahjen e krijimit të një shteti të pavarur palestinez.

“Urime Shtetit të Palestinës, mikut dhe vëllait tonë, me rastin e 38-vjetorit të themelimit të tij. U përcjell përshëndetjet dhe dashurinë time popullit heroik palestinez, i cili vazhdon rezistencën e tij dinjitoze kundër shtypjes dhe shtypësve”, tha Erdogan.

“Si Turqi”, theksoi presidenti Erdogan, “do të vazhdojmë ta mbrojmë çështjen palestineze në mënyrën më të fuqishme të mundshme në çdo platformë dhe do të punojmë me vendosmëri për krijimin e një shteti të pavarur, sovran dhe territorialisht të pandërprerë të Palestinës, me Kudsin Lindor si kryeqytet, bazuar në kufijtë e vitit 1967”.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit palestinez me të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion, për ta ndihmuar atë të arrijë një të ardhme të lirë dhe të begatë”, shtoi ai. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.