Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Krasniqi, po vazhdon të konfirmohet si një prej futbollistëve më të dalluar në UEFA Nations League, veçanërisht në aspektin defensiv.
Krasniqi renditet ndër lojtarët më të mirë në garë sa i përket ndërhyrjeve të suksesshme (Tackles), me gjithsej 19 ndërhyrje, statistikë që e vendos në mesin e futbollistëve më efikasë në këtë kategori, së bashku me turkun Ismail Yuksek, shkruan Indeksonline
Edhe në kategorinë e rikuperimit të topave (Ball Recovered), futbollisti kosovar është në mesin e më të dalluarve. Ai ka regjistruar 43 topa të rikuperuar, duke u renditur pas Volkovit të Bjellorusisë, i cili prin me 47.
Këto statistika dëshmojnë kontributin e rëndësishëm të Krasniqit në fazën mbrojtëse dhe rolin e tij në lojën e Përfaqësueses së Kosovës në UEFA Nations League./Indeksonline/

