Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër, më 16 nëntor 2026, mbledhjen e radhës, e cila është paraparë të nisë në orën 09:00.
Sipas njoftimit për media, mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen nga kabineti qeveritar./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

