KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u këndua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u këndua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së të udhëhequr nga Marta Kos

Kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën, është kënduar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian (EU Enlargement Forum 2026), që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisionares për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas programit të publikuar nga Komisioni Evropian, edicioni i dytë i këtij forumi mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel.

Në të janë paraparë të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë politik nga vendet anëtare të BE-së dhe ato që synojnë anëtarësimin, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, sipërmarrës, artistë, të rinj dhe ekspertë të politikave.

Megjithatë, sipas informacioneve të paraqitura, Kosova nuk ka pasur përfaqësues në këtë aktivitet, ndërsa një ditë para ngjarjes kryesore, në kuadër të mbrëmjes hapëse dhe koncertit, është interpretuar kënga “Oj Kosovo, Kosovo”.

Ky veprim është skandaloz, pasi në një aktivitet të dedikuar zgjerimit evropian dhe afrimit të vendeve të rajonit me BE-në, Kosova nuk është përfaqësuar, ndërsa në skenë është interpretuar një këngë që në traditën nacionaliste serbe e paraqet Kosovën si pjesë të identitetit dhe pretendimeve historike të Serbisë.

Në programin zyrtar të publikuar për këtë aktivitet, mbrëmja e 15 nëntorit parashihet të përfshijë interpretimin e orkestrës së të rinjve të Ballkanit Perëndimor (Western Balkan Youth Orchestra), së bashku me grupin muzikor slloven “Kapobanda”.

E pikërisht bendi slloven “Kapobanda”, e ka kënduar këngën serbe, “Oj Kosovo Kosovo”.

Ndërkaq, në programin e ditës kryesore, më 16 nëntor, janë paraparë fjalimet e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, dhe komisionares Marta Kos.

Por ajo që e bën këtë ngjarje veçanërisht të ndjeshme për Kosovën është përmbajtja e këngës së interpretuar.

“Sa Kosova zora sviće”, vargu me të cilin nis kënga, në shqip përkthehet “Nga Kosova zbardh agimi”.

Kënga njihet më shumë përmes refrenit “Oj Kosovo, Kosovo” dhe është një prej këngëve patriotike serbe që lidhet drejtpërdrejt me narrativën historike dhe nacionaliste të Serbisë për Kosovën.

Ajo është shkruar në vitin 1989 nga kompozitori dhe këngëtari serb Ljubomir Ljuba Manasijeviq, në kohën e shënimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës të vitit 1389.

Kënga u regjistrua në vitin 1990, ndërsa më vonë u bë veçanërisht e njohur në diskursin nacionalist serb për Kosovën.

Në tekstin e saj përmenden Graçanica, Vidovdani, princi Lazar dhe Millosh Obiliqi, figura të rëndësishme të traditës epike dhe fetare serbe. Por mesazhi politik bëhet edhe më i drejtpërdrejtë në vargjet ku thuhet se Kosova është tokë e tyre dhe se nuk do ta dorëzojnë.

Një version i kësaj kënge është publikuar më 27 qershor 2022 nga këngëtarja serbe Danica Crnogorčević, në bashkëpunim me grupin etno “Gorica”, me rastin e Vidovdanit.

Në prezantimin e këngës, ajo kishte përfshirë edhe një mesazh të mitropolitit Amfilohije, ku Kosova cilësohej si “zemra e zemrës” së popullit serb dhe si vend prej të cilit serbët nuk mund të heqin dorë.

Forumi i organizuar nga Komisioni Evropian synon të diskutojë të ardhmen e zgjerimit të BE-së, reformat, sigurinë dhe perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.

Në këtë kontekst, interpretimi i një kënge me mesazhe të tilla për Kosovën ngre pikëpyetje për ndjeshmërinë politike të përzgjedhjes së repertorit artistik në një aktivitet që synon të promovojë bashkëpunimin dhe afrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Telegrafi do t’u drejtohet me pyetje Komisionit Evropian dhe komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, për të kërkuar sqarime lidhur me përzgjedhjen e këngës, kriteret e programit artistik dhe mungesën e përfaqësimit politik të Kosovës në këtë aktivitet./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.