Pavarësisht gjobave të shqiptuara nga policia, siguria në trafik vazhdon të mbetet shqetësuese. Gjatë këtij viti, në komunikacion kanë humbur jetën 93 persona, ndërsa ekspertët vlerësojnë se ndëshkimet e vetme nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e aksidenteve.
Inxhinieri i komunikacionit, Menduh Halili, kërkon shtimin e kontrolleve dhe vendosjen e radarëve mobilë e statikë në rrugët e Kosovës, duke theksuar edhe problemet me sinjalizimin dhe infrastrukturën rrugore.
Ndërkaq, eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, rekomandon ashpërsimin e gjobave, shtimin e transportit publik dhe marrjen e patentë-shoferit për shoferët që përsërisin shkeljet.
Detajet në kronikën më poshtë:
Burimi: klankosova.tv ↗

