KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksioni antidrogë në Prishtinë, arrestohen gjashtë të dyshuar, sekuestrohen asete në vlerë mbi 300 mijë euro

Aksioni antidrogë në Prishtinë, arrestohen gjashtë të dyshuar, sekuestrohen asete në vlerë mbi 300 mijë euro

“Heshtja”, është ky operacioni i koduar që goditi një grup të organizuar që dyshohet për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Aksioni i gjerë antidrogë i zhvilluar në rajonin e Prishtinës të shtunën,  vuri në pranga gjashtë persona të dyshuar, e një prej tyre është ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, teksa për një tjetër, policia njoftoi se u lirua në procedurë të rregullt.

Secili veprim i ndërmarrë, u zhvillua në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, teksa, gjatë operacionit fillestar, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar substanca narkotike, madje edhe armë zjarri, municion e thika.

“Janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, si dhe sasi të tjera të substancave të dyshuara narkotike, përfshirë marihuanë dhe substancë të panjohur, si dhe tableta të dyshuara të ekstazisë. Para të gatshme në valuta të ndryshme, në vlerë prej rreth 16 mijë eurosh, përfshirë euro, franga zvicerane, funta britanike, dollarë kanadezë dhe lekë shqiptarë.Gjashtë vetura të markave luksoze dhe të ndryshme. Telefona mobilë, pajisje elektronike dhe të komunikimit, pajisje për vëzhgim, si dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur në aktivitetet e kundërligjshme.Ora luksoze dhe stoli të çmuara, përfshirë ora të markave Rolex dhe Franck Muller”.

Policia e Kosovës përmes komunikatës ka thënë se sipas vlerësimeve të bazuara në çmimin  ehsitjes së kokainës në tregun e rrugës, sasia e kokainës së sekuestruar ka një vlerë të mundshme prej rreth 111 mijë eurosh.

Derisa, vlera e përgjithshme e substancave narkotike dhe aseteve të sekuestruara, arrin në rreth 301 mijë euro.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë./TVDUKAGJINI

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.