Arda Güler po konfirmohet si një prej futbollistëve më të dalluar të Turqisë në Ligën e Kombeve 2026/27, duke marrë vlerësime të larta individuale, pavarësisht rezultateve negative të përfaqësueses së tij.
Sipas statistikave të publikuara dhe të atribuuara platformës Sofascore, ylli i Real Madridit ka regjistruar vlerësimin mesatar prej 8.45, duke u renditur në vendin e parë në klasifikimin e futbollistëve të këtij kompeticioni.
Ylli i Real Madridit ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në këtë kompeticion. Madje, në përballjen kundër Belgjikës, të cilën Turqia e humbi me rezultat 2-1, Güler u vlerësua me notën 9.5 nga Sofascore.
Mesfushori turk ishte autor i golit të vetëm të skuadrës së tij, duke regjistruar një tjetër paraqitje individuale të spikatur.
Edhe statistikat e FotMob e rendisin Gülerin si futbollistin me vlerësimin mesatar më të lartë në përfaqësuesen e Turqisë, me notën 7.66.
Ndërkohë, në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kombeve nga FootSam, Güler figuron në vendin e katërt me notën 8.2.
Këto të dhëna dëshmojnë ndikimin individual të talentit turk, i cili po arrin të spikasë edhe në një periudhë të vështirë për përfaqësuesen e tij.
Turqia po kalon një edicion shumë të vështirë në Ligën e Kombeve 2026/27. Pas pesë ndeshjeve në Grupin A1, përfaqësuesja turke i ka humbur të gjitha takimet dhe ka mbetur pa pikë./IndeksOnline/

