KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Një plagosje ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, kur policia është njoftuar për incidetin.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen për Telegrafin, duke bërë të ditur se reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugen “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Personi i plagosur është dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar në QKUK, Prishtinë”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur

Policia ka njoftuar se hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

Për momentin nuk janë dhënë detaje mbi motivin e sulmit, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.