KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta e së shtunës në Tiranë, pranga dhe gjoba për disa nga pjesëmarrësit

Protesta e së shtunës në Tiranë, pranga dhe gjoba për disa nga pjesëmarrësit

Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytetin shqiptar.

Sipas njoftimit të policisë, një 33-vjeçar, me inicialet E.K., është arrestuar pasi dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Në pranga ka përfunduar edhe një 23-vjeçar, me inicialet I.R., i cili dyshohet se ka goditur një punonjës policie gjatë shoqërimit në komisariat.

Ndërsa, personi i tretë i arrestuar është një 15-vjeçar, i dyshuar për disa vepra penale, mes tyre organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, prishja e rendit dhe qetësisë publike, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, shkatërrimi i pronës dhe mosbindja ndaj urdhrave të punonjësve të rendit.

Përveç arrestimeve, sipas policisë së shtetit shqiptar, 18 shtetas të tjerë janë proceduar penalisht për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Ndërkohë, policia ka vendosur edhe 44 masa administrative, ku dy prej këtyre masave janë në vlerën 500 mijë lekë secila. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.