KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Astrid Lindgren, autorja e njohur e “Pipit Çorapegjata”

Astrid Lindgren, autorja e njohur e “Pipit Çorapegjata”

Më 14 nëntor 1907 lindi Astrid Anna Emilia Lindgren, një nga shkrimtaret më të njohura suedeze të letërsisë për fëmijë.

Përveçse shkrimtare, Lindgren punoi edhe si redaktore. Ajo u bë e njohur në mbarë botën me librin “Pipi Çorapegjata” (Pippi Longstocking), të botuar më 1945, i cili u përkthye në dhjetëra gjuhë dhe u përshtat edhe në film. Personazhi kryesor, Pipi, është një vajzë e jashtëzakonshme, e guximshme dhe shumë e fuqishme, e cila shquhet për aventurat dhe forcën e saj.Ndër veprat e tjera të njohura të Astrid Lindgren janë “Mio, im Mio”, “Vëllezërit Zemërluanë”, “Ronja, bija e kusarit” dhe “Fëmijët e Bullerbynit”.

Astrid Lindgren vdiq më 28 janar 2002, duke lënë pas një krijimtari të rëndësishme që vazhdon të lexohet nga breza të tërë fëmijësh në mbarë botën./KultPlus

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.