Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për kanosje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar rastin se dy persona e kanë kanosur atë se do ta vrasin bashkë me djalin e tij.
Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës, me ç’rast dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 14.11.2026 – 18:14. Dyshohet se viktima m/k është kanosur nga dy të dyshuar m/k të cilët i kanë thënë se do ta vrasin atë dhe djalin e tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

