KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Përflitej për tensione me Mbappen, Zidane del me një deklaratë të fortë

Përflitej për tensione me Mbappen, Zidane del me një deklaratë të fortë

Përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka hedhur poshtë kategorikisht zërat për një përçarje të mundshme me kapitenin Kylian Mbappe, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj raportimeve se marrëdhëniet mes tyre janë përkeqësuar.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të shtunën, ish-trajneri i Real Madridit iu përgjigj drejtpërdrejt këtyre spekulimeve, duke këmbëngulur se mes tij dhe sulmuesit francez nuk ekziston asnjë problem.

“Unë nuk e kuptoj këtë, por nuk është ndonjë gjë e madhe”, deklaroi Zidane, i cili u shfaq i zhgënjyer dhe i irrituar nga pyetjet e gazetarëve.

Ai vazhdoi të insistonte se raportet mes tyre janë krejtësisht normale, duke i përshkruar si marrëdhënie të zakonshme mes trajnerit dhe futbollistit.

“Prandaj nuk do të përfshihem në këtë debat. Unë kam një marrëdhënie trajner-lojtar me të dhe gjithçka po shkon në mënyrë të përkryer”.

“Nuk mund t’i ndaloj njerëzit të thonë çfarë të duan, por kjo është e pakuptimtë. Është për të ardhur keq dhe mjaft irrituese”, shtoi Zidane./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.