KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Austria nuk lëshon pikë ndaj Irlandës

Austria nuk lëshon pikë ndaj Irlandës

Austria ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Republikës së Irlandës, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në kuadër të UEFA Nations League, Liga B.

Heroi i austriakëve ishte sulmuesi Sasa Kalajdzic, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 78-të, duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

Irlanda provoi të reagojë në minutat e mbetura, madje Chiedozie Ogbene pati një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin, por portieri Alexander Schlager reagoi shkëlqyeshëm për ta mbajtur portën e paprekur.

Me këtë fitore, Austria vazhdon të mbajë pozitën e parë në Grupin B3, ndërsa Irlanda pëson një goditje në garën për promovim në Ligën A.

Për Irlandën, sfida e radhës ndaj Kosovës do të jetë vendimtare për vazhdimin e garës për ngjitje në elitën e Ligës së Kombeve./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.