KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Danimarka turpëron Portugalinë, Hojlund shkëlqen me dy gola

Danimarka turpëron Portugalinë, Hojlund shkëlqen me dy gola

Danimarka ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-1 ndaj Portugalisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të Ligës së Kombeve.

Kombwtarja daneze e nisi më mirë takimin dhe krijoi disa raste të mira shënimi, ndërsa në minutën e 39-të Rasmus Hojlund arriti ta dërgonte topin në rrjetë, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Vetëm katër minuta më vonë, Danimarka fitoi penallti pas rishikimit të një prekjeje me dorë nga Ruben Dias në zonën e rreptësisë. Përgjegjësinë e mori Pierre-Emile Hojbjerg, i cili në minutën e 43-të u tregua i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

Në pjesën e dytë, Rasmus Hojlund mori skenën kryesore. Sulmuesi danez fillimisht realizoi në minutën e 50-të, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje volej pas asistimit të Mikkel Damsgaard për 2-0.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Hojlund shënoi sërish. Këtë herë, ai përfitoi nga një pasim i shkëlqyer i Pierre-Emile Hojbjerg dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për 3-0.

Danimarka nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 75-të e thelloi edhe më tepër rezultatin.

Joachim Andersen u shkëput nga mbulimi dhe realizoi me kokë pas harkimit të Mathias Jensen nga goditja e lirë, duke vendosur rezultatin 4-0.

Portugalia ndërkohë shënoi ‘golin e nderit’ në minutën e 92-të përmes Bernardo Silvës për rezultatin përfundimtar 4-1./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.