Kombëtarja e Portugalisë e ka nisur tepër keq epokën pa legjendën e saj, CR7.
Në përballjen e parë pa kapitenin, kundër Danimarkës në kuadër të Ligës së Kombeve, portugezët u mposhtën 4-1 në shtëpi.
Hojbjerg shënoi nga pika e bardhë në minutën ’43, kurse 5 minuta në pjesën e dytë, rezultati u dyfishua nga Hojlund, raporton Klankosova.tv.
Ky i fundit shënoi për 3-0 vetëm 7 minuta pas golit të tij të parë.
Joachim Andersen shënoi në minutën e 75-të për 4-0.
Kur u mendua se ndeshja do përfundonte me këtë rezultat, Portugalia arriti të shënonte edhe golin e nderit përmes Bernardo Silvas në frymën e fundit të ndeshjes.
Kjo edhe është ndër humbjet më të thella të Portugalisë në historinë e saj në futboll.
Në vitin e largët, 1947, Anglia mposhti portugezët në një miqësore me rezultat 10-0, që është edhe humbja e saj më e thellë në histori.
Në vitin 2014, me rezultatin 4-0 është mposhtur në shtëpi nga Gjermania në fazën e grupeve për Kupën e Botës.
Para kësaj ndeshjeje, mesfushori i Portugalisë, Bernardo Silva, tha se ekipi i tij mund të përballojë presionin shtesë pas pensionimit të Cristiano Ronaldos me ekipin kombëtar.
Në 10 ballafaqimet e fundit të këtyre dy kombëtareve, Portugalia ka pasur 6 fitore, një herë janë ndarë baras dhe vetëm 3 herë ka fituar Danimarka.
Në grupin 4 të Ligës A të Kombeve, Portugalia megjithatë është në vendin e parë me 12 pikë, 3 më shumë se Danimarka në vendin e dytë. Norvegjia dhe Uellsi kompletojnë katërshen. /Klankosova.tv

