Një shtëpi është përfshirë nga zjarri.
Incidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, raporton IndeksOnline.
Në pamjet e siguruara shihen flakët teksa kaplojnë kulmin e vendbanimit.
Pranë vërehen banorët që po tentojnë të fikin zjarrin.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, sakaq nuk dihet as nëse ka të lënduar.
Më poshtë pamje:
Burimi: indeksonline.net ↗

