KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Katër pikë të humbura ndaj Izraelit, kush duhet të japë llogari te Kosova?

Katër pikë të humbura ndaj Izraelit, kush duhet të japë llogari te Kosova?

Katër pikë të humbura ndaj Izraelit. Dy ndeshje, dy barazime pa gola dhe një zhgënjim që nuk mund të kalojë thjesht si një tjetër rezultat futbollistik.

Kosova e kishte mundësinë t'i merrte gjashtë pikë ndaj një kundërshtari që nuk i zhvillon ndeshjet si vendas në territorin e vet, por që në fund arriti t'i marrë dy barazime dhe të largohet me katër pikë nga përballjet me Dardanët.

Pas barazimit të parë në Hungari, Franco Foda u kritikua për eksperimentet në formacion dhe mënyrën se si e kishte përgatitur ndeshjen.

Pritej që në Prishtinë të shihnim një Kosovë krejtësisht tjetër, më të vendosur, me një plan të qartë dhe me zgjedhje që reflektonin rëndësinë e tri pikëve.

Por edhe në ndeshjen e kthimit pati pikëpyetje për formacionin, zgjedhjet taktike dhe zëvendësimet.

Kur një trajner dështon ta marrë maksimumin në dy përballje të tilla, është e natyrshme që përgjegjësia të nisë nga ai. Foda duhet të japë shpjegime për vendimet e tij.

Megjithatë, përgjegjësia nuk mund të ndalet vetëm te trajneri. Edhe futbollistët duhet ta mbajnë pjesën e tyre të fajit.

Rastet e krijuara duhet të konkretizohen, ndërsa ndeshjet që duhet të fitohen nuk mund të trajtohen me kaq pak efikasitet.

Kosova pati mundësi për të shënuar, por mungoi qetësia dhe saktësia në momentet vendimtare.

Edhe kartoni i kuq i Veldin Hodzës në ndeshjen e sotme e vështirësoi misionin, ndonëse nuk mund të shërbejë si arsyetim për gjithë paraqitjen.

Në këtë debat nuk duhet të mungojë as Federata e Futbollit e Kosovës. FFK-ja duhet të japë llogari për objektivat, planifikimin dhe mënyrën se si po ndërtohet projekti i Kombëtares. A ka një strategji të qartë për këtë ekip?

A po krijohen kushtet që Kosova ta shfrytëzojë potencialin e futbollistëve që ka në dispozicion?

Nuk është e drejtë që çdo dështim t’i faturohet vetëm trajnerit, ndërsa përgjegjësitë institucionale të mbeten jashtë diskutimit.

Izraeli është një kundërshtar me rrethana të jashtëzakonshme, që për shkak të situatës së sigurisë nuk i zhvillon ndeshjet në shtëpi dhe që vjen nga një vend i përfshirë në konflikt të armatosur.

Por futbolli nuk njeh pikë bonus për rrethanat e vështira. Futbollistët izraelitë dolën në fushë dhe morën atë që e kërkuan: pikën.

Kosova, ndërkohë, e kishte mundësinë ta shfrytëzonte epërsinë e terrenit dhe cilësinë e skuadrës, por nuk ia doli.

Edhe fusha, shkaku i shiut që ra në vendin tonë, nuk ishte aspak në gjendje të mirë.

Katër pikë të falura janë shumë, sidomos kur objektivi është ngjitja sa më lartë. Tani nuk mjafton të thuhet se Kosova luajti mirë apo se pati raste.

Duhet analizë, përgjegjësi dhe, mbi të gjitha, përgjigje. Foda, futbollistët dhe drejtuesit e FFK-së duhet ta bëjnë secili pjesën e vet.

Sepse Kombëtarja nuk është pronë e askujt, por përfaqësim i një vendi që meriton më shumë se kaq. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.