KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

A do të sjellë masa ndaj Kosovës ligji i ri për Specialen? (VIDEO)

A do të sjellë masa ndaj Kosovës ligji i ri për Specialen? (VIDEO)

Ligji për Dhomat e Specializuara, që nuk po arrin të dalë në dritë, pritet që të vije sërish në seancën e radhës te deputetët.

Por, nëse sigurohen të paktën 61 vota, e të hyjë në fuqi menjëherë, reagimet ndërkombëtare nuk përjashtohen, raporton Klan Kosova.

Zhvillime që lidhen me këtë ligj, ka paralajmëruar edhe ish-presidentja, tash deputete, Vjosa Osmani. Tha se ka përpjekje e përfolje që Kosovës mund t’i vendosen masa.

Për të evituar këso veprimesh potenciale, po kërkohet aktivizim në këtë drejtim edhe nga Grupi Punues që po harton strategjinë shtetërore për pëballjen me procesin në Hagë.

Njëashtu po sugjerohet që në nismën e re për ndryshime ligjore të paralajmëruar, të ketë konsultime të domosdoshme me partnerët ndërkombëtarë.

Ndryshimet që Partia Demokratike ka paralajmëruar që do t’i sjellë të hënën, duhet të kalojnë nëpër krejt procedurat, meqë vijnë si nismë e re ligjore.

Kronika më poshtë sjell detaje:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.