KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kristjan Asllani: Jemi përgatitur mirë dhe duam ta fitojmë ndeshjen me Bjellorusinë

Kristjan Asllani: Jemi përgatitur mirë dhe duam ta fitojmë ndeshjen me Bjellorusinë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ka dalë në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Futbollisti kuqezi ka theksuar se atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe se përgatitjet kanë shkuar sipas planit. Asllani nënvizoi rëndësinë e kësaj përballjeje, duke bërë të qartë se objektivi i Shqipërisë është marrja e tri pikëve.

Ai paralajmëroi një ndeshje të fortë, duke vënë në dukje karakteristikat fizike dhe agresivitetin e kundërshtarit, i cili i ka krijuar vështirësi Shqipërisë edhe në përballjen e parë në Tiranë.

“Gjendja është shumë e mirë. Kemi bërë një seancë të mirë në mëngjes dhe besoj se jemi përgatitur mirë. Tani do ta studiojmë pak ekipin, sot ose nesër. Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Na duhen tri pikët dhe do të luftojmë për ta fituar ndeshjen.

Do të hyjmë në fushë me shumë karakter dhe shumë agresivitet, sepse ata janë një ekip agresiv dhe shumë fizik. Na kanë vënë në vështirësi në Tiranë. Jemi përgatitur mirë dhe duam ta fitojmë këtë ndeshje. Tani po mendojmë vetëm për Bjellorusinë”, u shpreh Kristjan Asllani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.