Një lajm i hidhur ka tronditur sot komunitetin e futbollit në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.
Ka ndërruar jetë ish-futbollisti dhe trajneri Agron Memedi, i cili për shumë vite ishte pjesë e futbollit, duke lënë gjurmë te disa klube, veçanërisht te Shkëndija dhe Renova.
I lindur më 5 dhjetor 1980 në Tetovë, Memedi karrierën si futbollist e nisi te Shkëndija, për të vazhduar më pas te Renova, ku përjetoi sukseset më të mëdha.
Me skuadrën nga Xhepçishti fitoi titullin kampion në sezonin 2009/2010 dhe Kupën e Maqedonisë në sezonin 2010/2011.
Ai luajti edhe për Metalurgun e Shkupit dhe pati një paraqitje me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut
Karrierën si futbollist e përfundoi në janar të vitit 2018, për t’iu përkushtuar më pas trajnerisë.
Fillimisht drejtoi Renovën, ndërsa më vonë punoi me gjeneratat e reja në akademinë e Shkëndijës.
Nga gushti i vitit 2026, Memedi ishte pjesë e stafit teknik të ekipit të parë të Shkëndijës, në rolin e ndihmëstrajnerit të Artim Pollozhanit.
Me ndarjen e tij nga jeta, futbolli tetovar humb një emër që për vite me radhë kontribuoi si në fushën e lojës, ashtu edhe në zhvillimin e futbollistëve të rinj.
Telegram ngushëllimi kanë dërguar edhe nga Klubi i Futbollit, Shkëndija.

