Rezidenca e Presley Gerber në Hollywood Hills është nxjerrë në shitje për 3.595 milionë dollarë, pothuajse dy muaj pas vdekjes së tij në moshën 27-vjeçare.
Lajmi është raportuar nga TMZ, duke iu referuar të dhënave të tregut të pasurive të paluajtshme.
Djali i modeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber e kishte blerë pronën në vitin 2023 për 3.4 milionë dollarë, rreth 3.2 milionë euro. Shtëpia tani është në treg për rreth 3.4 milionë euro, shkruan DailyMail.
Rezidenca ka një sipërfaqe prej rreth 279 metrash katrorë, katër dhoma gjumi dhe tre banjo, si dhe një ambient të veçantë për mysafirët.
E ndërtuar në vitin 1955, prona ndodhet në një truall prej rreth gjysmë hektari dhe përfshin pishinë, xhakuzi dhe një oborr të rrethuar nga gjelbërimi, që ofron privatësi dhe pamje nga kanionet përreth.
Pas vdekjes së Presleyt, prindërit e tij janë parë në disa raste duke vizituar shtëpinë e tij. Edhe motra e tij, Kaia Gerber, ka ndarë një dedikim prekës për të, duke e përshkruar si vëllain, mbrojtësin dhe shokun e saj më të mirë.
Familja kishte shprehur publikisht dhimbjen për humbjen e tij, duke kujtuar Presleyn si një shpirt të dashur dhe të ndjeshëm.
Ai ndërroi jetë më 20 shtator, në moshën 27-vjeçare, në një qendër rehabilitimi në Santa Monica. /Telegrafi/

