KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ambasada e Kosovës në Austri falënderon Ramë Lahajn pas koncertit në Vjenë

Ambasada e Kosovës në Austri falënderon Ramë Lahajn pas koncertit në Vjenë

Ambasada e Kosovës në Austri ka falënderuar tenorin shqiptar Ramë Lahaj pas koncertit të mbajtur në Vjenë, duke vlerësuar artin dhe emocionet që ai përcolli përmes muzikës, shkruan Telegrafi.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada ka rikujtuar koncertin, duke theksuar se jehona e kësaj mbrëmjeje vazhdon të ndihet ende.

“Faleminderit, i dashur Rame, për mbrëmjen e jashtëzakonshme, për artin dhe krenarinë që na dhurove, duke sjellë në zemër të Vjenës bukurinë e muzikës dhe kulturës sonë”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Në të njëjtin postim, Ambasada i ka përcjellë Lahajt edhe një mesazh mirëseardhjeje në kryeqytetin austriak, duke shkruar: “Vjena të mirëpret gjithmonë me shumë dashni!”

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.