KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Enis Rexhepi mbeti jashtë listës ndaj Izraelit, arsyeja lidhet me dokumentacionin në FIFA

Enis Rexhepi mbeti jashtë listës ndaj Izraelit, arsyeja lidhet me dokumentacionin në FIFA

Sulmuesi 18-vjeçar i Stuttgartit, Enis Rexhepi nuk është përfshirë në mesin e 23 futbollistëve për ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Izraelit, pasi ende nuk është kompletuar dokumentacioni i nevojshëm në FIFA. Megjithatë, besimi i Franco Fodës dhe drejtuesve të FFK-së ndaj tij është i madh.

Enis Rexhepi nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjen e sotme të Kosovës ndaj Izraelit, pasi emri i tij nuk është përfshirë në listën e 23 futbollistëve për këtë përballje.

Arsyeja e mungesës së talentit 18-vjeçar lidhet ekskluzivisht me moskompletimin e dokumentacionit të nevojshëm nga FIFA, për ndërrimin e përfaqësueses nga Shqipëria te Kosova, dhe jo me ndonjë vendim teknik apo mungesë besimi nga stafi i Kombëtares.

Përkundrazi, besimi i përzgjedhësit Franco Foda dhe drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj sulmuesit të Stuttgartit është shumë i madh, duke e konsideruar atë si një futbollist me potencial të rëndësishëm për të ardhmen e Dardanëve.

Foda dhe Rexhepi gjatë një stërvitjeje

Rexhepi ka zgjedhur me dëshirë ta përfaqësojë Kosovën dhe mezi pret momentin kur do të ketë mundësinë të debutojë me fanellën e Kombëtares.

Kështu, mungesa e tij në listën e sotme nuk e ndryshon aspak vlerësimin dhe pritshmëritë që Foda dhe FFK-ja kanë për talentin e ri, i cili pritet të jetë një emër për t’u përcjellë në të ardhmen e përfaqësueses. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.