Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar liderin e opozitës së Angolës, Adalberto Costa Júnior, gjatë vizitës së tij në Rajonin e Kurdistanit në Irak.
Takimi u zhvillua në ditën e fundit të qëndrimit të Hoxhajt në Sulaymaniyah, në kuadër të Forumit Strategjik të Slemanit.
Në takim me Costa Júnior, kryetar i partisë angolane UNITA, ishte edhe ish-kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov. Deputeti i PDK-së publikoi në Facebook një fotografi me të dy politikanët, me përshkrimin “Kosova, Angola dhe Bullgaria në një fotografi nga dita ime e fundit në Sulaymaniyah”.
Hoxhaj e cilësoi takimin si një mundësi për të ndarë përvojën e Kosovës dhe për të hapur rrugë për biseda të mëtejshme me përfaqësues politikë nga Angola.
Hoxhaj mori pjesë në forum me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Qubad Talabani.

