Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sot me Izraelin, në një ndeshje me rëndësi të veçantë, ku vëmendja do të jetë te paraqitja e Dardanëve dhe synimi për të marrë një rezultat pozitiv.
Në këtë përballje, Kosova do të paraqitet me fanellën tradicionale vendase të kaltër, ngjyrë që tashmë është bërë një prej simboleve identifikuese të përfaqësueses sonë.
Dardanët pritet të kërkojnë mbështetjen e tifozëve dhe të shfrytëzojnë avantazhin e terrenit vendas përballë përfaqësueses së Izraelit.
Ky takim luhet me fillim nga ora 15:00.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

