Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për suksesin e klubit katalunas dhe për yllin e ri të skuadrës, Lamine Yamal, duke theksuar se arritjet e Barcelonës nuk duhet të maten vetëm me numrin e trofeve të fituar.
Laporta ka vlerësuar rëndësinë e filozofisë së klubit, identitetit dhe mënyrës së lojës, duke nënvizuar se Barcelona duhet të vazhdojë të përfaqësojë një stil të veçantë futbolli, pavarësisht rezultateve.
Ai është ndalur edhe te krahasimet mes Lamine Yamalit dhe Lionel Messit.
Sipas Laportës, të dy janë futbollistë të jashtëzakonshëm, por Yamal duhet të ndërtojë historinë e tij dhe të mos jetojë nën hijen e legjendës argjentinase.
Presidenti i Barcelonës e sheh talentin e ri si një futbollist të veçantë, me personalitet dhe cilësi që e bëjnë unik. /Zëri

